Sergio Ramos: A jeni në terezi? Ishte penallti sade. I dhamë fund kritikave

schedule20:14 - 24 Tetor, 2020

schedule 20:14 - 24 Tetor, 2020

Për mendimin tim nuk ishte penallti“, u shpreh Roland Koeman, trajneri i Barcelonës, në lidhje me vendimin e VAR-it në El Clasicon Barcelona-Real Madrid, duel që u mbyll 1-3 për djemtë e Zidane.

Sergio Ramos nuk gaboi nga pika e bardhë, duke shënuar golin e dytë të ekipit të tij. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, kapiteni i “Los Blancos” tha këto fjalë:

E luajtëm këtë ndeshje me një entuziazëm të madh dhe jemi shumë të lumtur që ia dolëm të marrim tre pikët. Një fitore që na bën mirë në aspektin emocional.

Ia dolëm të lëmë pas krahëve kritikat që kemi marrë. Të dy ekipet luajtën me respekt ndaj njëri-tjetrit. Ia dolëm t’i hiqnim Barcelonës qarkullimin e topit, ata vuajnë kur ndodh kjo gjë.

Penalltia? Isha gati të kërceja, por Lenglet më pengoi. Të gjykosh vendimin e arbitrit për një faull kaq të qartë, është padrejtësi.

Ka raste kur arbitrat bëjnë një punë të mirë, në raste të tjera gabojnë, por kjo ishte një penallti sade“, u shpreh mbrojtësi i famshëm spanjoll. /abcnews.al