Serbia ‘pazar’ për blerje avionësh në Francë/ Debati në “360 Gradë”: Është treg botëror, ka një kompeticion SHBA-Francë

schedule21:59 - 11 Prill, 2024

schedule 21:59 - 11 Prill, 2024

TIRANË– Serbia do të blejë avionë ushtarakë modern nga Franca. Kjo u konfirmua nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, gjatë takimeve që ka zhvilluar në Francë në ditën e dytë të vizitës.

Analisti Genc Burimi, tha se Serbia dhe Franca kanë prej tre vitesh, që kanë nisur negociatat për këtë çështje.

Ai theksoi se blerja e armëve dhe avionëve ushtarakë është një treg botëror dhe qartazi duket se ekziston një kompeticion mes forcave të mëdha.

“Jemi në një botë shitjesh o shqiptar. Ai blen avionë ku të dojë. Nuk besoj se do t’i blejë, nuk ka 3 miliardë dollarë se s’ka buxhet. Është treg botëror, është kompeticion Francë-SHBA.”, tha ai.

Dritan Goxhaj, ish-oficer tha se ndryshe nga Serbia, Kosova nuk mund të blejë armatime pa lejen e NATO-s.

“Kosova nuk mund të blejë asnjë armë pa leje”, tha ai.

Kapiten Artur Meçollari, tha se pjesa e armatimeve është çështje sigurie.

“Çështja e armatimeve është çështje sigurie”, tha ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!