Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënimi i dytë i Thaçit, mbrojtja gati apelimin/ Avokatja: Pse nuk u llogarit paraburgimi?

schedule16:44 - 24 Nëntor, 2026

schedule 16:44 - 24 Nëntor, 2026

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, do të apeloj aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin ai u dënua me 17 muaj burgim për vepra penale tentativë për pengim të drejtësisë.

Mbrojtja vuri në pikëpyetje, në veçanti, vendimin e gjykatës që ky dënim të mos kryhet njëkohësisht me dënimin prej 25 vjetësh burgim për krime lufte, si dhe mënyrën e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim.

Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, argumentoi se klienti i saj do ta kishte vuajtur tashmë dënimin për pengim të drejtësisë, nëse do t’i ishte njohur koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në këtë rast.



Thaçi ishte njoftuar për këtë fletarrestim më 5 dhjetor 2024, kur edhe ndodhej në paraburgim në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor për krime lufte.

Një lirim i tillë, megjithatë, do të vlente vetëm për rastin e pengimit të drejtësisë dhe nuk do të nënkuptonte largimin e Thaçit nga objekti i burgut në Hagë, për shkak të procedurës së veçantë për krime lufte.

Në aktgjykimin e 17 nëntorit, gjykatësi Christopher Gosnell vlerësoi se koha e kaluar në paraburgim në bazë të dy fletarrestimeve të ndara, nuk mund të llogaritej për dy dënime të shqiptuara për vepra që nuk ndërlidhen me njëra-tjetrën.

Më 17 nëntor, Gjykata Speciale e shpalli Thaçin fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Aktgjykimi i 17 nëntorit ishte i dyti ndaj Thaçit brenda dy muajsh.

Më 16 shtator, në procesin gjyqësor kundër katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjykata Speciale e dënoi ish-presidentin e Kosovës me 25 vjet burgim për krime lufte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!