Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Athinë, tritol lokalit të shqiptarit/ Dyshohet për larje hesapesh, ngjarja në kamerat e sigurisë

schedule17:09 - 24 Nëntor, 2026

schedule 17:09 - 24 Nëntor, 2026

Një shpëthim i fuqishëm me tritol në derën e një lokali në qendër të Athinës ka tronditur kryeqytetin grek.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 04.30 minuta.

Sipas mediave vendase lokali është në pronësi të një shqiptari, ndërsa kryetari i bashkisë njoftoi se ai e ka regjistruar biznesin në emrin e tij vetëm muajt e fundit.



Sipas dëshmitarëve, një nga autorët zbriti nga një motoçikletë dhe vendosi paisjen shpërthyese në ambientet e jashtme të lokalit, ndërsa personi tjetër e priste me motorin ndezur, në gatishmëri për tu larguar.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet, por nuk përjashtojnë edhe mundësinë e larjes së hesapeve mes personave me të shkuar kriminale, por edhe ajo e gjobëvënies.

Blutë e Athinës kanë të hapur edhe një tjetër pistë. Lidhjen e ngjarjes së fundit me një tjetër shpërthim të një lokali në po të njejtën zonë më 28 shtator 2026.

Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në lokal dhe theu xhamat e bizneseve përreth, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.

Policia dhe njësia për çaktivizimin e eksplozivëve shkuan menjëherë në vendgjarje.

Vijonë ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!