“Serbia me lojë të dyfishtë për të siguruar zgjedhjen e ‘presidentit miqësor’ të Malit të Zi”

schedule15:35 - 27 Mars, 2023

schedule 15:35 - 27 Mars, 2023

Edhe pse autoritetet e pushtetit në Serbi nuk u përfshin publikisht në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Partia Popullore Serbe e Vuçiqit para rrethit të parë të zgjedhjeve u dhanë udhëzime të qarta aktivistëve të partisë të ngarkuar për Malin e Zi që, përmes aktivistëve partiakë, biznesmenëve dhe priftërinjve besnikë të Dioqezës së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, përveç liderit të Frontit Demokratik Andrija Mandiq, të mbështesin fuqishëm edhe kandidatin për president i Lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Milatoviq, shkruan instagra.be.

Në një shkrim me rastin e publikimit të një dokumenti sekret të SNS-së (PPS) së Vuçiqi thuhet po ashtu se: parandalimi i fitores së Milo Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale është një interes strategjik.

“Është e nevojshme që përmes kanaleve aktuale, fuqishëm të mbështet përveç kandidatit Andrija Mandiq dhe Jakov Milatoviq, kandidati i Evropa Tani, në radhë të parë përmes aktivizimit të potencialit të partive të lëvizjes anti-Gjukanoviq, me praninë aktive publike përmes mediave në Serbi dhe Mal të Zi të individëve të shquar të shoqërisë serbe dhe komunitetit kulturor në Mal të Zi, dhe mbështetjen e fuqishme të Kishës ortodokse serbe (KOS) dhe të gjitha potencialeve që veprojnë atje – shkruhet në një letër konfidenciale të kreut të SNS-së.

Instraga.be shkruan se edhe pse autoritetet e pushtetit në Serbi nuk u përfshin publikisht në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Partia Popullore Serbe e Vuçiqit para rrethit të parë të zgjedhjeve u dha udhëzime të qarta aktivistëve të partisë të ngarkuar për Malin e Zi që, përmes aktivistëve partiakë, biznesmenëve dhe priftërinjve besnikë të Dioqezës së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, përveç liderit të Frontit Demokratik Andrija Mandiq, të mbështesin fuqishëm edhe kandidatin për president i Lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Milatoviq.

Në bazë të udhëzimeve të shkruara në informacion, i ashtuquajturi non-paper, i cili iu prezantua dhjetë ditë para zgjedhjeve disa prej anëtarëve të shquar të SNS-së, me fokus zgjedhjet presidenciale, vihet re se autoritetet e larta të pushtetit në Beograd luajtën një lojë të dyfishtë me synimin për të siguruar zgjedhjen e “presidentit miqësor” të Malit të Zi, por edhe për të ndikuar në përbërjen e forcave pro-serbe që do të jenë të pranueshme për Perëndimin.

Lojë e dyfishtë

– Parandalimi i fitores së Millo Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale është një interes strategjik që duhet mbështetur me veprime të ndryshme. Është e nevojshme të mbështetet fuqishëm, përmes kanaleve aktuale të ndikimit, përveç kandidatit Andrija Mandiq edhe me kandidatin e Evropa Tani Jakov Milatoviq, në radhë të parë përmes aktivizimit të potencialit të partive të lëvizjes anti-Gjukanoviq, me prezencë publike aktive përmes mediave në Serbi dhe Mal të Zi të individëve të shquar të komunitetit social dhe kulturor serb në Mal të Zi, dhe përkrahja e fortë e Kishës Ortodokse Serbe dhe të gjitha potencialet që veprojnë atje – shkruhet në një letër konfidenciale të kreut të SNS-së.

Taktika e Beogradit ishte të mbështeste zyrtarisht Mandiqin për shkak të marrëdhënieve dhe politikave të udhëhequra nga Vuçiq si “president i të gjithë serbëve në rajon, shteti amë i të cilëve është Serbia”, dhe në të njëjtën kohë, duke mbështetur Milatoviqin si një kandidat më të moderuar pro-serb, krijohen kushtet për një fitore përfundimtare ndaj Gjukanoviqit.

Vuçiqit nuk e ka të panjohur këtë politikë të dyfishtë ndaj “të tijve” jashtë kufijve të Serbisë. Kjo tashmë është parë kohët e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë, kur përmes mediave dhe biznesmenëve të tij, u dha mbështetje të dy kandidatëve për president të Republikës Srpska – Milorad Dodik dhe Jelena Triviq. Presidenti i Serbisë më pas e fali Dodikun për arrestimin e tij të biznesmenëve nga Beogradi, të cilët, sipas një recete nga Mali i Zi, futnin para për të blerë vota.

Të dhënat e siguruara nga Pobjeda, si dhe analiza e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë qartë se mbështetja e Vuçiqit për Mandiqin nuk ishte plotësisht e sinqertë apo në masën që pritej nga “fronti”.

Ndryshe nga “beteja” për Nikshiqin dhe Budvën – kur biznesmenët e afërt me Vuçiqin sollën shumë para për blerje – këtë herë, logjistika nuk ishte aq e dukshme ose shërbimet e sigurisë, të cilat gjatë gjashtëmujorit të fundit i kontrollon Dritan Abazoviqi përmes ndërmjetësve të tij në ANB dhe në polici.

Kjo nuk i referohet vetëm “aktiviteteve” të Vlada Mandiqit dhe Rada Shijanit, por edhe zëvendësuesve të tyre, të cilët sollën shuma të mëdha parash përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2021 dhe 2022. Rasti i arrestimit të biznesmenit të SNS-së, Dejan Slijepçeviq, në ditën e zgjedhjeve lokale në Podgoricë më 23 tetor të vitit të kaluar, i cili tentoi të përdorte një helikopter për të hedhur para për të blerë vota, zbulon qartë skemën e “marrjes” së votuesve me para nga Beogradi./Kosova Press