Serbia gjobit kryetarin e Preshevës, Arifi: Më shumë të drejta për serbët në Kosovë, më pak për shqiptarët në Serbi!

schedule16:26 - 18 Prill, 2024

schedule 16:26 - 18 Prill, 2024

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi është gjobitur me 55 mijë dinarësh nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim, dega Bujanoc.

Në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Shqipërim Arifi tha se ky dënim vjen në një moment kur rajoni është i përfshirë nga zhvillime të ndryshme.

Ai gjithashtu kërkoi më shumë vëmendje nga Tirana për shqiptarët në Preshevë, ndërsa shtoi se beson se Tirana është avokati më i mirë për Preshevën.

Ndër të tjera shtoi se gjithashtu çdo sukses i Kosovës është shumë i rëndësishëm, por në Serbia pas çdo suksesi të Kosovës hakmerret me qytetarët e Preshevës.

“Më kanë dënuar 500 euro, por më rëndësi është që na kanë dënuar. Dhe kjo vjen në një moment kur gjithë këto zhvillime po ndodhin në rajon. Dje u ndaluan shumë shqiptarë të Kosovës në pikën kufitare në Serbi vetëm se KiE ka pranuar Kosovën. Dhe Serbia din të hakmerret dhe u hakmorën shumë shpejt”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!