Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Senati shfajëson presidentin Trump nga akuzat

schedule11:27 - 6 Shkurt, 2020

schedule 11:27 - 6 Shkurt, 2020

Senati amerikan e liroi Presidentin Donald Trump nga dy akuzat e ngritura për shkarkimin e tij, për shpërdorim pushteti dhe pengim i Kongresit.

Senati i kontrolluar nga republikanët votoi 52 me 48 për ta liruar Presidentin nga akuza e parë se kishte bllokuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Votimi për akuzën e dytë, pengim i Kongresit, përfundoi me rezultatin 53 me 47.

Një nga senatorët republikanë, Mitt Romney, votoi pro akuzës së parë ndaj zotit Trump që synonte shkarkimin e tij. Ai ishte i vetmi që u nda nga republikanët duke votuar kundër.



Zoti Romney, i cili e ka kritikuar edhe më parë presidentin Trump për çështje të tjera, e quajti kërkesën që Presidenti i bëri autoriteteve në Ukrainë për të hetuar rivalin e tij politik Joe Biden “një gabim të rëndë”. Ai tha se Trump ishte “fajtor për shpërdorim të rëndë të besimit publik”.

“Ajo që ai bëri nuk ishte “perfekte”, tha zotit Romney në Senat, duke iu referuar mënyrës se si Presidenti Trump e ka përshkruar bisedën e tij telefonike me presidentin e Ukrainës. “Ishte një sulm flagrant ndaj të drejtës sonë për të zgjedhur, sigurisë sonë kombëtare dhe vlerave tona themelore”, shtoi senatori republikan.

Deri përpara kësaj deklarate, asnjë prej 53 senatorëve republikanë nuk kishte dhënë ndonjë sinjal se do të votonte kundër Presidentit, për shkarkimin e të cilit nevojiteshin votat e dy të tretës së anëtarëve të Senatit me 100 vende.

Po ashtu, asnjëri nga të 47 demokratët nuk votoi në një linjë me republikanët për ta liruar presidentin nga akuzat. Pafajesia e Presidentit Trump  mund të ketë ndikime afatgjata në politikë dhe në ekuilibrin e pushtetit në Uashington. Ajo e fuqizon politikisht presidentin në fushatën e tij për zgjedhjet e nëntorit 2020.

Gjatë fjalimit të tij vjetor mbi gjendjen e vendit që u mbajt të martën në mbrëmje Presidenti nuk e përmendi procesin për shkarkimin e tij. Por ai e ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme duke e cilësuar si “gjueti shtrigash”, e duke theksuar se nuk ka bërë asnjë shkelje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!