Sëmuren me Covid, nuk ka mësues për parashkollorin në Korçë

schedule11:35 - 27 Nëntor, 2020

schedule 11:35 - 27 Nëntor, 2020

Covid-19 ka shkaktuar probleme në sistemin parashkollor në Korçë, për shkak të infektimit të mësuesve.

Pak javë më parë autoritet bënë thirrje që vullnetarët të aplikojnë për të bërë zëvendësime. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Lediona Xheladinaj, numri i atyre që i janë përgjigjur kësaj thirrje është shumë i ulët. Ndërsa një pjesë e atyre që kanë aplikuar nuk janë kualifikuar pasi nuk janë të regjistruar në portal.

Rreth 15 mësues që janë pranuar janë dërguar kryesisht nëpër fshatra. E vështirë paraqitet situata edhe në gjimnazet në këtë qytet për shkak se janë prekur shumë mësues.

Në Juglindje bashkitë më numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi janë ajo e Korçës dhe Pogradecit. g.v/abcnews.al