Sëmundja misterioze në Indi, shënohet viktima e parë, 200 të tjerë në spital

schedule08:42 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 08:42 - 8 Dhjetor, 2020

Një person ka humbur jetën dhe 200 të tjerë janë në spital në Indi për shkak të një sëmundje misterioze. Rastet e para u zbuluan të shtunën në mbrëmje në qytetin antik të Eluru, në shtetin e Andhra Pradesh.

Pacientët vuajnë nga simptoma që variojnë nga të përzierat dhe ankthi deri në kriza, konvulsione dhe humbje të vetëdijes, thanë mjekët, ndërsa janë testuar negativ për Covid-19.

LEXO EDHE: Shfaqet sëmundja misterioze ne Indi, qindra të shtruar ne spital

Një burrë 45-vjeçar i cili ishte në spital me simptoma të ngjashme me epilepsinë dhe të përzierat vdiq të dielën në mbrëmje, njoftoi agjencia e lajmeve Press Trust of India.

Deri më tani, mostrat e ujit nga zonat e prekura nuk kanë treguar ndonjë shenjë të ndotjes, megjithëse të sëmurët mendohet se kanë mbledhur ujin e tyre nga i njëjti burim. g.v/abcnews.al