Sekuestrohet mbi 700 kg kanabis në Fier e Durrës

schedule15:38 - 20 Prill, 2018

schedule 15:38 - 20 Prill, 2018

Mbi 700 kg drogë është sekuestruar në Fier dhe Durrës gjatë 24 orëve të fundit. Në një furgon të braktisur në fshatin Kraps në Fier u gjetën 310 kg kanabis. Policia bëri të ditur se 6 banorë të fshatit janë shoqëruar në polici, pas dyshimeve se mund të kenë lidhje me këtë sasi droge.

Ndërsa në Durrës është vënë në pranga një 40 vjeçar, me banim në Gjirokastër. Ky i fundit dyashohet se është posedues i 421 kg marijuane që u sekuestrua në dy automjete. Nga hetimet rezulton se në këtë aktivitet kriminal është i përfshirë edhe një punonjës policie. Mësohet se efektivi është pezulluar nga detyra dhe është shpallur në kërkim./abcnews.al