Sekuestrohen mbi 30 mijë euro në Kakavijë, nën hetim dy grekë dhe një shqiptar

schedule09:26 - 8 Gusht, 2020

schedule 09:26 - 8 Gusht, 2020

Tre persona, prej të cilëve dy nga Greqia dhe një tjetër nga Shqipëria janë vënë nën hetim pasi u kapën duke dalë nga vendi me shuma të mëdha eurosh të padeklaruara.

Sipas policisë veprimet e para hetimore në ngarkim të tyre shtetasve u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër lidhur me akuzat e ngritura për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Policia Kufitare e Kakavijës parandaloi dhe goditi dy raste të tentativës për transfertë të paligjshme të parave, 1 rast të trafikimit të mjeteve motorike dhe 1 rast për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar.

Procedohen penalisht 4 shtetas (dy shtetas grekë, një shtetas italian dhe një shtetas shqiptar).

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30600 euro dhe 1 automjet i markës “Nissan”.

Në kuadër të masave parandaluese të marra për goditjen pa kompromis të krimeve ndërkufitare, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet doganore janë evidentuar dhe goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave dhe 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike.

Gjatë kontrollit të sendeve personale dhe bagazheve, në dalje të Republikës së Shqiperisë, shtetasit grek A. D., 46 vjeç, banues në Argos, Greqi, i janë gjetur të fshehura dhe i janë sekuestruar 20200 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Po në dalje të Republikës së Shqiperisë është përzgjedhur për kontroll të detajuar shtetasi grek A. D., 30 vjeç, banues në Argos, Greqi, të cilit gjatë kontrollit në sendet personale i janë gjetur të fshehura 10400 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore”, njofton policia./abcnews.al