Sekuestrohen 93 kg marijuanë në Greqi, 3 shqiptarë në pranga

schedule17:42 - 27 Janar, 2019

schedule 17:42 - 27 Janar, 2019

93 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në Greqi, ndërsa në pranga u vunë 3 shqiptarë dhe 3 grekë. Gjashtë të arrestuarit rezultojnë pjesëtarë të një grupi të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi. Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy prej shqiptarëve, të moshës 31 dhe 52-vjeç kishin detyrë trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas transportin e lëndës narkotike drejt Selanikut, ku ia dorëzonin pjesës tjetër të grupit. Policia greke ka ndërhyrë në Selanik gjatë shkëmbimit të një sasie droge, ku janë pikasur 5 nga trafikantët.

Në këtë operacion u kapën 3 prej tyre, dy shqiptarë të moshës 31, 52 dhe një grek 51-vjeç. Dy grekë të tjerë 35 dhe 64-vjeç u larguan me makinë, por u ndaluan më vonë në një rrugë jashtë Selanikut.

Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan rreth 53 kg dhe 1150 euro. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në Selanik, që dyshohej se ishte banesë e pjestarëve të këtij grupi, u gjetën dhe sekuestruan 40 kg marijuanë, 2220 euro, 1 peshore dhe u arrestua një shqiptar tjetër 31-vjeçar. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete. /abcnews.al