Sekuestrohen 195 kilogramë marijuanë në Greqi, droga ishte ngarkuar në kufirin me Shqipërinë

schedule10:23 - 24 Janar, 2024

schedule 10:23 - 24 Janar, 2024

Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë me drogë një ditë më parë. Pas informacioneve të siguruara, policia ka ndaluar një furgon në aksin Patra-Athinë, konkretisht në vendin e quajtur Kiato.

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 145 pako me 195 kg 60 gram marijuanë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, 67 vjeçari Andonis Panagiotopoulos.

Nga hetimet rezulton se mjeti ishte ngarkuar në kufirin shqiptaro-grek. Mjeti i transportit rezulton i vjedhur në Athinë në 13 shtator 2023, ndërkohë që i ishin vendosur targa false XZP 1586. Policia ka sekuestruar telefonin celular të drejtuesit për të zbuluar komunikimet e tij.

Sipas informacioneve, mjeti i transportit rezulton i vjedhur në Athinë në 13 shtator 2023, ndërkohë që i ishin vendosur targa false XZP 1586. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe telefonin e drejtuesit për të zbuluar komunikimet e tij. Llogaritet që fitimi nga trafiku i kësaj ngarkese të shkonte rreth 600 mijë euro.

67 vjeçari i arrestuar rezulton njëkohësisht person i shpallur në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Janinës me 8 vjet burg dhe 10.000 euro gjobë për trafik droge.

Mësohet se 67-vjeçari do të paguhej 200 euro për kilogram dhe lëndën narkotike do e dorëzonte tek një shtetas shqiptar i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar 261 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria.

/abcnews.al/