Sektori i peshkimit në Vlorë në kufijtë e mbijetesës, peshkatarët: Mungojnë investimet

schedule16:33 - 1 Tetor, 2020

schedule 16:33 - 1 Tetor, 2020

Dalin në punë çdo ditë në punë, por peshkatarët nuk kanë kushtet minimale për të punuar.

Sektori i peshkimit në Vlorë është në kufijtë e mbijetesës. Problematikat kryesore të ngritura nga peshkatarët janë pikërisht ato që lidhen me infrastrukturën që ka të bëjë me zgjerimin e hyrjes së portit dhe ankorimin e anijeve në zonën e triportit të Vlorës.

Nuk janë të pakta problemet që ndeshin gjatë peshkimit.

“Këtu mungon infrastruktura. Mungon çdo gjë në këtë port. Këtu nuk ka asnjë dritë, në 30 vjet demokraci. Është përtokë çdo gjë”, shprehet një peshkatar.

Thonë se mbyllja e restoranteve, por edhe izolimi pati ndikim edhe tek ta.

“Shitja është më e vogël. Duke parë që edhe lokalet kanë qenë të mbyllura. Të gjitha problematikat vijnë zinxhir që nga tregtari i vogël. Trup i zotit për një copë bukë. Në Tiranë po të shohësh shitet me 20 mijë lekë”, shprehet ai.

Peshkatarët e Vlorës thonë se nuk kanë vende as për të ankoruar anijet.

“Këtu ne kemi problem për të lidhur mjetet. Nuk dimë se ku duhet të qëndrojmë”, thotë një tjetër.

Në Vlorë funksionojnë 80 anije peshkimi, një pjesë e të cilave janë të dëmtuara ose jashtë funksionit./abcnews.al/