Sektori i peshkimit në Vlorë në kufijtë e mbijetesës

schedule14:23 - 24 Shkurt, 2018

schedule 14:23 - 24 Shkurt, 2018

Peshkatarët e Vlorës kërkojnë që të investohet më shumë në sektorin e peshkimit.Sipas tyre mungon hapësira e nevojshme për ankorim të anijeve,  ndërsa duhet thelluar deti pranë Triportit për të shmangur dëmtimin e mjeteve lundruese.

Dalin në punë që prej orëve të para të mëngjesit dhe mund të qendrojnë në det nga 36 orë deri në dy ditë.

Nuk janë të pakta problemet që ndeshin gjatë peshkimit.

Peshkatarët e Vlorës thonë se nuk kanë vende as për të ankoruar anijet.

Ata kërkojnë thellimin e detit pranë Triportit, pasi mjetet lundruese dëmtohen ose ngecin.

Kjo do të thotë për peshkatarët disa ditë pa punë, derisa të riparohen anijet e peshkimit.

Në Vlorë funksionojnë 100 anije peshkimi. Ndërkohë që në disa zona ata janë të kufizuar për të ushtruar gjuetinë e peshkut.

Gazetar i ABC News: Elton Nika

/abcnews.al