Sekreti i ecurisë fantastike, Alisson: Ka një ndryshim të madh nga sezoni i kaluar

schedule21:54 - 16 Janar, 2020

schedule 21:54 - 16 Janar, 2020

Liverpool po “fluturon” dhe sot është skuadra më e fortë në planet. Ekipi i Jurgen Klopp po i mahnit të gjithë me ecurinë në Premier League dhe mbetet një nga kandidatët kryesorë për fitimin e Champions League për të dytin sezon radhazi.

Alisson është një garanci në portë. Braziliani i ka bërë të gjithë për vete në “Anfield” dhe tregon sekretin e kësaj forme fantastike të “The Reds” në një prononcim për mediet angleze.

Skuadra jonë është shumë e fortë, si në aspektin e cilësisë edhe atë të sasisë. Kur dikush largohet nga formacioni dhe zëvendësohet me një tjetër, kualiteti i lojës tonë nuk ndryshon. Kjo na ka ndihmuar shumë dhe është e rëndësishme për një klub që lufton për trofe.

Jemi bashkë prej kohësh dhe po përmirësohemi nga sezoni në sezon. Mendoj se ndryshimi nga sezoni i kaluar, që ishte i jashtëzakonshëm gjithsesi, është fakti që po tregohemi më efikas në konkretizim. Jemi të fortë në mbrojtje dhe në sulm, kemi një mentalitet të fortë.

Nuk shohim shumë larg, mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Përqendrohemi në këtë aspekt dhe japim gjithçka për të dalë me fitore nga fusha. Kjo ka ndikuar në arritjen e këtyre rezultateve pozitive“, thekson “gardiani” i Liverpool. /abcnews.al