Sekretari i përgjithshëm përmbyll listat për antarët e KLGJ

schedule11:07 - 3 Nëntor, 2017

schedule 11:07 - 3 Nëntor, 2017

Në kuadër të reformës në drejtësi dhe ligjit për organet e qeverises së sistemit të drejtësisë, Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka përfunduar procesin e përpilimit të dy listave pas vlerësimit të kandidatëve për KLGj dhe KLP nga rradhët e pedagogëve të arsimit të lartë dhe shkollës së magjistraturës.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka përfunduar hartimin e raportit të vlerësimit, bazuar në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, sa i përket kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë që vijnë nga rradhët e pedagogëve të arsimit të lartë dhe shkollës së magjistraturës.

Erjon Muharremaj, lir Panda, Maksim Qoku dhe Mirela Bogdani janë kandidaturat që plotësojnë kushtet ligjore të parashikuara në Kushtetutë dhe ligj për Këshillin e Lartë të Gjyqsorit. Sa i përket atij të Prokurorisë, kandidatët që plotësojnë kushtet janë Eneida Sema, Gent Ibrahimi, Mirela Bogdani, Oriona Muçollari dhe Sandër Beci.

Dokumentet e kandidatëve sëbashku me dy listat e kandidatëve që plotësojnë dhe atyre që nuk plotësojnë kushtet për postin e antarit të Këshillit i përcillen brenda afateve ligjore komisionit të përhershëm të ligjeve pranë Kuvendit. Raportet e përpiluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit reflektojnë edhe vlerësimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në vazhdimësi të procedurës Komisioni i ligjeve krijon nënkomisionin për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhjen e kandidatëve jo më vonë se tre ditë nga paraqitja e listës nga Sekretari i Përgjithshëm. Ky nënkomision përpilon një listë me emrat e kandidatëve të përzgjedhur dhe brenda 10 ditëve Kuvendi miraton listën në bllok me 2/3 e të gjtihë antarëve.

 

https://youtu.be/NBzG1z315jY

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!