Sejko: Kreditë e këqija, risku kryesor për sistemin bankar

schedule15:45 - 8 Maj, 2019

schedule 15:45 - 8 Maj, 2019

Banka e Shqipërisë vlerëson se viti 2018 shënoi progres për ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar. Gjatë raportimit në parlament Guvernatori Gent Sejko tha se aktiviteti ekonomik si dhe punësimi e pagat erdhën në rritje.

2018-a për ekonominë dhe financat shqiptare ishte një vit progresi. Ky është konstatimi i Bankës së Shqipërisë në raportin vjetor për vitin që lamë pas, që u bë publik nga kreu i këtij institucioni Gent Sejko në parlament.

Gent Sejko Guvernator i Bankës së Shqipërisë: “Ritmi i rritjes ekonomike u përshpejtua në 4.1% gjatë vitit 2018. Ajo pasqyroi kontribute pozitive nga zgjerimi i konsumit familjar, investimeve të biznesit dhe eksporteve. Punësimi u rrit me 1.6%, ndërsa norma e papunësisë në fund të vitit u ul në nivelin 12.3%, nga 13.4% një vit më parë. Deficiti i llogarisë korrente zbriti në 6.7% të PBB-së gjatë vitit 2018, ndërsa treguesit e qëndrueshmërisë së borxhit të jashtëm u forcuan.”

Ndonëse treguesit kryesorë të sektorit bankar si ai i ai likuiditetit, përfitueshmërisë dhe kapitalizmit, performuan në nivele të kënaqshme për 2018, për guvernatorin Sejko kreditë e këqija vijojnë të përfaqësojë riskun kryesor të sektorit bankar./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!