Seancë e jashtëzakonshme në Kosovë për demarkacionin

schedule10:41 - 23 Shkurt, 2018

schedule 10:41 - 23 Shkurt, 2018

Kryetari i Kuvendit te Kosoves Kadri Veseli ka hapur punimet e seancës së jashtëzakonshme parlamentare, ku pritet votimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. E parashikuar që të niste në orën 10.00 deri tani në sallën e Kuvendit ka mbërritur kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka biseduar me deputetët të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Vetëvendosjes. Në sallë nuk ka asnjë deputet të Listës Serbe, për faktin që me një njoftim zyrtar kjo parti tha se nuk do të votonte demarkacionin. Gjithashtu është e paqartë nëse është arritur konsensusi mes partive për të votuar marrëveshjen.

Jashtë sallës së parlamentit një grup i vogël personash kanë protestuar duke kërkuar votimin e demarkacionit. Protesta është organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione. Organizatori i protestës, Bashkim Fazliu, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i ofendoi dhe qëlloi me vezë liderin e VV-së, Albin Kurti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!