Së shpejti nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës/ Rama: Tarifat më të ulëta

schedule12:22 - 23 Qershor, 2018

schedule 12:22 - 23 Qershor, 2018

Aeroporti i Vlorës do të ketë tarifat më të ulëta në rajon. Kështu deklaroi të Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projekteve të reja për qarkun e Vlorës, sipas të cilit aeroporti i Vlorës do të jetë ndërkombëtar dhe konkurues i drejtpërdrejtë me atë të Rinasit.

Nga pikëpamja e parametrave do të jetë jashtëzakonisht cilësor dhe nga pikëpamja e çmimeve do të jetë shumë më i favorshëm për udhëtarët, qofshin vendas, e qofshin vizitorë. Ky do të jetë aeroporti i Vlorës, punimet për të cilin prisin të nisin shumë shpejt.

“Jemi drejt përfundimit të negociatave që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Kjo ka qenë kërkesa jonë”.

Kryeministri Edi Rama rendit përfitimet që do të sjellë ndërtimi iaeroportit të Vlorës.

“27 mijë vende pune drejtpërdrejt është minimumi për 4-5 vitet e ardhshme. Aeroporti do të jetë me paga goxha të larta në raport me mesataren që ne jemi mësuar”

Në prezantimin e projekteve për Qarkun Vlorë, kryeministri Edi Rama risolli në vëmendje Lungomaren, e cila do të jetë gati sezonin e ardhshëm

“Më vjen shumë mirë që nuk kam asnjë ankesë në telefon apo në facebook nga Vlora, që u bllokuam apo më ka lënë makina, e shikoj që ia vlejti sakrifica e ndërtimit, e bllokimit dhe e durimit”.

Projekti i Lungomares është një ndër tre projektet finalist që u prezantuan në konkursin që u zhvillua në barcelonë për hapësirën më të mirë publike 2017. Këto modela tha kryeministri duhet të kuptohen drejt jo siç i interpreton opozita.

“Kjo erdhi si rezultat i një projekti që është pjesë e nje programi që po e orientojmë drejt fshatit dhe ëpr të cilin fasada –fasada, palma-palma, pllaka-pllaka. E vërteta është që është punësim”.

Vlonjatëve u premtoi se vëmendja është përqëndruar më shumë në tre vitet në vazhdim ndonëse investimet për 4 vitet që ikën nuk ishin të vogla për qytetim bregdetar por plot 130 milionë dollarë. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!