Aktrimi është një profesion që kërkon aftësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, dhe shpeshherë aktorët duhet të dalin jashtë karakterit të tyre për t’ju përshtatur rolit. Por përpos kësaj, disa aktorë detyrohen të bëjnë ndryshime drastike, në mënyrë që rolet e tyre të jenë sa më bindëse.
Më poshtë janë renditur disa nga aktorët që nuk kanë lënë gjë pa bërë për hir të rolit, transformimi i të cilëve i bën të mos njihen, shkruan abcnews.al.
Robert Pattinson në filmin “Good Time”
Për t’ju përshtatur sa më mirë rolit të një hajduti, Pattinson qëndroi në një apartament me perde të mbyllura, pa ndërruar çarçafët dhe pa hedhur mbeturinat për 2 muaj.
Anne Hathaway në “Les Misérables”
Aktores iu desh të humbte 11 kg dhe të rruante kokën për shkak të rolit si Fantine në “Les Misérables”.
Chris Pratt në filmin “Guardians of the Galaxy”
Aktorit iu desh të punonte me profesionistë të fushës për të humbur 27 kg për vetëm gjashtë muaj.
Channing Tatum në filmin “Hail, Caesar”
Tatum është i njohur për lëvizjet e tij të vallëzimit në Magic Mike dhe Step Up, por për ‘Hail, Cezar’, atij iu desh të praktikohej për tre muaj që të kërcente dhe të këndonte.
John Krasinski në filmin “13 Hours: The Secret Soldiers of Benghazi”
Për të luajtur karakterin e Jack Silvas, aktori Krasinski u trajnua për përdorimin e armëve dhe si të manovronte nëpër vende me errësirë.
Halle Berry në rolin filmin “Jungle Fever”
Jungle Fever ishte filmi i parë për Halle Berry, dhe për të luajtur rolin e Vivian, aktorja qëndroi dy javë pa u larë.
Rooney Mara në “The Girl with the Dragon Tattoo”
Rooney i duhej të vendoste piercing tek vetullat, buzët dhe në hundë, si dhe u trajnua për artet marciale.
Jamie Foxx në filmin “Ray”
Foxx duhej të përdorte proteza në qepallat e syrit për t’ju përshtatur rolit si i verbër.
Hilary Swank në filmin “Boys Don’t Cry”
Para se të xhirohej filmi, Swank preu flokët dhe shtrëngonte gjoksin me fasha që të dukej si mashkull. Ajo prezantohej si vëllai i saj, dhe fliste me zë të ulët që të mos kuptohej.
Matt Damon në filmin “Courage Under Fire”
Damon iu nënshtrua një diete të rreptë dhe u stërvit shumë për t’u përgatitur për këtë rol. Pas përfundimit të xhirimeve, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, saqë u mbajt nën mbikëqyrje mjekësore për shumë muaj.
50 Cent në filmin “All Things Fall Apart”
50 Cent arriti të humbiste 24 kg duke pësuar një ndryshim rrënjësor.
Richard Gere në “Time Out of Mind”
Aktorit iu desh të kalonte dhumë kohë me njerëz të pastrehë dhe kamerat ishin fshehur teksa xhironte, duke bërë që të dukej se ishte me të vërtetë i pastrehë.
Demi Moore në filmin “G.I. Jane”
Aktorja preu flokët dhe mori pjesë në një trajnim intensiv, për t’u përgatitur për rolin e saj si Jordan O’Neil në film.
Chris Hemsworth në filmin “In the Heart of the Sea”
Për rolin e tij në këtë film, Hemsworth mbajti dietën e quajtur “Të humbur në det”.
Robert De Niro në “Taxi Driver”
Për t’u përgatitur për performancën e tij legjendare, De Niro punoi si taksist për 12 orë në New York. Ai gjithashtu mësoi rreth sëmundjeve mendore, si dhe vizitoi një bazë të ushtrisë amerikane në veri të Italisë për t’u njohur me theksin perëndimor.
Nicole Kidman në filmin “Destroyer”
Nicole Kidman luajti rolin e një detektiveje, që sipas saj iu deshën javë të mësohej me këtë karakter. Gjithashtu, gjatë xhirimeve ajo ishte me grip, një sfidë më vete për të, megjithatë aktorja dha maksimumin e saj.
Cameron Diaz në “Being John Malkovich”
Grimierja tha se stilimi i Diaz ishte një detyrë sfiduese sepse aktorja duhej të dukej shumë e dashur për rolin që kishte, siç kërkonte skenari. Njerëzit menduan se Diaz ishte një e huaj kur e panë për herë të parë.
Emma Stone në “Ghosts of Girlfriends Past”
Emma Stone u shfaq në filmin ‘Ghosts of Girlfriends Past’, e veshur me një paruke të kuqe. /abcnews.al