“S’do më shihni në rrjetet sociale”, sulmuesi i Atleticos befason fansat

schedule18:17 - 20 Mars, 2020

schedule 18:17 - 20 Mars, 2020

Rrjetet sociale janë një nga mënyrat më të mira për të shtyrë kohën në këtë periudhë karatinimi. Njerëzit bisedojnë e zbaviten me njëri-tjetrin, lexojnë, informohen dhe “vrasin” kohën në kushtet e izolimit në shtëpi.

Por ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe dhe kanë vendosur të mbyllin adresat në rrjetet sociale. Alvaro Morata është një prej lojtarëve kyç të Atletico Madrid. Sulmuesi spanjoll është shumë i ndjekur dhe ka rreth 11 milion fansa në rrjetet sociale.

Morata duke festuar një gol me Atletico Madrid

Pasi bëri postimin e fundit ditën e djeshme, aty ku uroi gjithë baballarët për ditën e tyre, Morata ka marrë një vendim. “Për një periudhë të pacaktuar kohe do të largohem nga rrjetet sociale. Shpresoj të jeni mirë gjatë kësaj periudhe, përqafime. Akoma nuk dihet shkaku i vërtetë i këtij veprimi dhe tifozët shpresojnë që goleadori të ndërrojë mendje sa më shpejt. /abcnews.al

 

Postimi i Alvaro Moratës