Scholz optimist: Mund të zhvillojmë një strategji të përbashkët me Ukrainën bashkë me Trump

schedule07:27 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 07:27 - 7 Dhjetor, 2024

Kancelari gjerman, Olaf Scholz duket optimist se do të jetë në gjendje të pajtohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për një strategji të përbashkët për Ukrainën, pasi ka folur tashmë me të në telefon.

“Unë jam optimist se ne mund të zhvillojmë një strategji të përbashkët për Ukrainën,” tha kancelari në një intervistë.

Ai thekson se e konsideron të një rëndësie të madhe që “asgjë nuk mund të vendoset pa mendimin e popullit ukrainas”.
“Është diçka që ia kam bërë të qartë Presidentit (të Ukrainës) Zelensky gjatë vizitës sime në Kiev në fillim të javës”, shton ai.

Kancelari Scholz thekson se ka folur në detaje me presidentin e zgjedhur amerikan dhe se stafi i tij është në kontakt me këshilltarët e Trump.

Intervista vjen përpara mbërritjes së disa liderëve evropianë në kryeqytetin francez për rihapjen e katedrales Notre-Dame, e cila do të jetë rasti për konsultime intensive dhe një “tete-a-tete” të mundshme midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Të dy burrat u takuan në shtator në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por ky do të jetë takimi i tyre i parë që kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!