Sasi e pamjaftueshme tritoli, dështon shembja e godinës në Durrës

schedule15:19 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 15:19 - 4 Dhjetor, 2019

Forca xheniere ishin përgatitur gjatë gjithë paradites për të hedhur në erë dy godina të dëmtuara nga tërmeti në Shkozet të Durrësit.

Pak më parë ishte llogaritur që të hidheshin në erë, por ndërkohë që gjithçka ka shkuar sipas planit për njërën godinë duke u rrëzuar në tokë, tjetra ka mbetur në këmbë.

Gazetarja e “Abc News“, Glidona Daci raporton se shkak për këtë është bërë sasia e vogël e tritolit të vendosur tek godina pesë katëshe.

“Ishte planifikuar shembja e të dyja godinave, por ndërkohë që njëra ra në tokë, tjetra nuk u shemb”, raporton gazetarja duke theksuar se sasia e vogël e tritolit u vendos për të mos dëmtuar godinën përballë.

IKMT ka filuar prishjen e godinave problematike, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit me qëllim shmangien e rrezikut për banorët.

Gjatë dy ditëve të fundit janë prishur disa hotele në zonën e plazhit të Durrësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!