Në qytetin e Sarandës u zyrtarizua çelja e sezonit “Verë 2018”. Për këtë ditë kishin ardhur nga Holanda 2 500 turistë. Itineraret turitike dhe panairet, ishin mënyra që bashkia kishte zjedhur për të prezantuar resurset e këtij qyteti, që qëndron në krye të qyteteve të lakmuara për plazh dhe turizëm kulturor e historik. Saranda është qyteti bregdetar më jugor i Shqipërisë. Natyra e bukur që të ofron deti Jon i jep një frymëmarrje të thellë qytetit kodrinor. Ndërsa vetëm 15 kilometra larg është Butrinti, pasuri arkeologjike e UNESCO-s./abcnews.al
Sarandë, zyrtarizohet çelja e sezonit “Verë 2018”
schedule14:30 - 4 Maj, 2018
schedule 14:30 - 4 Maj, 2018