Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Sarandë, policët ndihmonin kriminelët/ Favorizuan ndërtimin në pronën e një personi që u vra në tetor 2025

schedule12:22 - 16 Maj, 2026

schedule 12:22 - 16 Maj, 2026

Favorizimi i një grupi kriminal për ndërtimin e paligjshëm të objekteve përgjatë vijës bregdetare në Sarandë dhe Ksamil çoi në pranga drejtuesit e policisë ne komisariatin e Sarandës.

Sipas burimeve nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore mësohet se prona në të cilën po ndërtohej një lokal plazhi ne bregdet ne lagjen 1 ne Sarandë, ku disa ditë më parë ranë në pranga 8 persona, ka qenë në emër të Isuf Jaccajt, i cili u ekzekutua me tritoli në tetor të vitit 2025 brenda automjetit të tij, pas një konflikti për pronën e tij në bregdet.

Për të njëjtën ngjarje, me herët ishte tentuar vrasja me tritol  edhe e te birit Klaus Jacaj, , por ai mundi të shpëtonte. Ky i fundit në korrikun e vitit të kaluar u përfshi në plagosjen me armë zjarri të Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamit, pjesë e grupit të Ervis Lamit nga Kamza.



Prona e familjes Jacaj, ku po ngrihet në mënyrë të paligjshme një lokal plazhi, dyshohet se u mor nga Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lami dhe më pas u kalua në emër të pronares aktuale Arjola Bajo, e cila është shpallur në kërkim.

Operacioni i AMP për arrestimin e 8 personave nisi të hënën pas informacioneve të mbërritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën dyshimin se ata kryen punime në një ndërtim pa leje, në lagjen numër 1 pranë bregdetit.

Nga hetimet paraprake që janë kryer deri në këtë fazë nga autoritetet përkatëse, dyshohet se zyrtarët e policisë kanë krijuar skema përfitimi te paligjshëm, duke favorizuar subjekte të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës.

Të premten Shefi i Komisariatit, 2 nënkomisarë dhe një inspektor u ndaluan për përfshirjen e tyre në abuzimet me ndërtimet pa leje në zonat e lakmuara bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit.

Te arrestuar janë; Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë; Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve; Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin; Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të kryera në bashkëpunim, në disa raste.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi nga detyra edhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Sarandës, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk u paraqitu për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!