Sarajeve, protestë para ambasadës së Suedisë kundër çmimit Nobel

schedule15:59 - 5 Nëntor, 2019

schedule 15:59 - 5 Nëntor, 2019

Në Sarajevë nën organizim e “Shoqatës së viktimave dhe dëshmitarëve të genocidit në Bosnjë e Hercegovinë”, qytetarët kanë zhvilluar një protestë para Ambasadës së Suedisë kundër vendimit që vlerësoi me çmimin Nobel në letërsi shkrimtarin austriak Peter Handke.

Protestuesit mbanin fotografi në të cilat shihej se si Handke kishte qëndruar në qytetin e Srebrenicës në verën e vitit 1996, gati një vit pasi atje forcat ushtarako-policore dhe paraushtarake serbe kishin kryer një masakër duke lënë të vrarë disa mijra civilë boshnjakë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se protestuesit kanë ngritur zërin kundër dhënies së çmimit Nobel për Piter Handken duke thënë se kjo është njësoj sikur ai t’I ishte akorduar presidentit serb Slobodan Milosheviq të cilin shkrimtari austriak e pati mbështetur:

‘Çmimin kanë mundur t’ia japin edhe Karxhiqit dhe Mladiqit dhe të gjithë atyre të cilët bënë krime mbi myslimanët,’ – tha Munira Subashiq nga shoqata ‘Nënat e Srebrenicës’ e cila në ambasadën e Suedisë në Sarajevë dorëzoi një letër në për Mbretin dhe Mbretëreshën e këtij vendi kur tërhiqet vërejtja se çmimi i është dhënë dikujt që ka mbështetur krimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!