Evoluimi i produkteve Made in Kosova nuk ka munguar ndaj sektori privat shënon një përparim të jashtëzakonshëm. Madje u cilësua se bëri më shumë se vetë politika.
Por kjo e fundit përpos që nuk bëri asgjë, doli si penguesja më e madhe. Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se derisa qeveritë e shteteve të tjera interesohen për prodhimet e tyre se si mund të mbrohen ata në tregun e Kosovës, te ne ndodh e kundërta.
SHBA i kanë vendosur masa antidoping Kosovës, ku nga kjo është goditur prodhuesi dhe eksportuesi më i madh nga Kosova, Devolli Corporation. Për masat amerikane ndaj Kosovës ka folur edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, që ka thënë se kjo ndodhi pikërisht të kësaj qeverie.
Si rezultat, korporta është detyruar të shkurtojë numrin e të punësuarve, duke i shkëputur kontratat e punës së rreth 2 mijë punëtorëve në fabrikën e dyshekëve, Comodita në Gjakovë.
Se administrata e re amerikane e udhëhequr nga presidenti Donald Trump konsideron se Kosova nuk është në linjë me Amerikën i është thënë edhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj në vizitën e tij të fundit në Uashington./abcnews.al


