Samiti në Shkup/ Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit: Duhet të shohim avancim real, askush s’mund të bëhet pengesë

schedule10:14 - 22 Janar, 2024

schedule 10:14 - 22 Janar, 2024

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e zhvilluar në Shkup u shpreh se vendet duhet të punojnë dhe të bashkëpunojnë për të krijuar mundësi më të mira për qytetarët e tyre.

Ai gjithashtu nënvizoi se mbështetja e SHBA nuk do të mungojë.

“Ne mund t’i bëjmë gjërat me mirë. Ne i mbështesim aspiratat dhe këtë e kemi diskutuar. Asnjëherë nuk keni qenë më afër. Kjo është një çështje shprese sepse dallon nga ofertat e tjera. Çdo shtet duhet të bëjë punën praktike dhe qytetarët duhet të ndjejë leverditë. Këtu flasim për liritë që t’i lejojnë njerëzve dhe mallrave të lëvizin lirshëm dhe kjo po ndodh. SHBA e mbështet idenë. Ne kemi dhënë një ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtuar, por jemi të fokusuar që vendin ta përfshijmë në tregun duke specifikuar nisma që janë të rëndësishme për biznese të qytetarëve në rajon. Pra çdo individ kursen rreth 5 % çdoherë kur dhe transferon para në dhe jashtë rajonit dhe këtë njerëzit do ta ndjejnë. Duhet të zhvillojmë edhe mekanizma për zbatim, pasi shumë nga këto procese apo takime të tilla për njerëzit, tingëllojnë në një mënyrë abstrakte. Askush nuk mund të bëhet pengesë dhe nëse dikush e bën këtë atëherë do të përballen me pasoja.”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!