Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i NATO-s 2026/ Mbahet në Ankara Forumi i Industrisë së Mbrojtjes

schedule08:17 - 7 Korrik, 2026

schedule 08:17 - 7 Korrik, 2026

Forumi i Industrisë së Mbrojtjes, një nga ngjarjet kryesore të Samitit të NATO-s 2026, po zhvillohet sot në Ankara të Turqisë, duke mbledhur zyrtarë të lartë të Aleancës, përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnere, drejtues të industrisë së mbrojtjes dhe ekspertë të inovacionit.

Sipas NATO-s, forumi është eventi më i rëndësishëm i nivelit të lartë i dedikuar prodhimit, investimeve dhe inovacionit në mbrojtjen transatlantike.

Në qendër të diskutimeve do të jetë zbatimi i planit historik të NATO-s për rritjen e investimeve në mbrojtje në nivelin 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si dhe mënyra se si këto investime do të përkthehen në rritje të kapaciteteve ushtarake, bashkëpunim më të ngushtë mes aleatëve dhe prokurime të përbashkëta.



Forumi njëditor përfshin gjashtë sesione të mbyllura gjatë paradites, ndërsa pasditja do të vijojë me seanca plenare të transmetuara drejtpërdrejt. Për herë të parë, gjatë këtij aktiviteti priten njoftime të nivelit të lartë për marrëveshje, iniciativa dhe rezultate konkrete nga shtetet anëtare, industria e mbrojtjes dhe partneritetet shumëpalëshe.

Temat kryesore të forumit përfshijnë mbrojtjen ajrore dhe raketore, kapacitetet goditëse, hapësirën dhe mbikëqyrjen, bashkëprodhimin transatlantik, inovacionin teknologjik, bashkëpunimin mes NATO-s dhe industrisë, si dhe garantimin e investimeve konkrete në sektorin e mbrojtjes.

Samiti i NATO-s në Ankara konsiderohet një nga takimet më të rëndësishme të Aleancës në vitet e fundit, ndërsa pritet të përcaktojë drejtimin e bashkëpunimit dhe investimeve në sigurinë kolektive për vitet në vijim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!