Lideret e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Durrës në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, që mblodhi liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi sfidat aktuale dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, theksoi mbështetjen e Shqipërisë për dialogun dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Ai nënvizoi se këto parime janë themel për paqen, zhvillimin dhe integrimin europian të rajonit, duke e cilësuar anëtarësimin në BE si një mision kombëtar për Shqipërinë.
“Shqipëria mbështet dialogun rajonal. Vlerësojmë progresin e arritur në këto drejtime. Për ne mbetet instrumenti kryesor për integrimin në BE. Ne përpiqemi dhe kërkojmë që integrimet në BE t’i sjellim në rajon. Aspirata e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE nuk është vetëm një mision politik, por një aspiratë. Shqipëria ka përparime në një kohë të shkurtër. Këto nuk janë vetëm gurëthemeli, por përparësi në institucionet dhe legjislaturën tonë. Shqipëria kërkon që të bëhet anëtare e BE deri në vitin 2030.”
Ne samite ulur perballe me njeri tjetrin ishte edhe presidentja e Kosoves Vjosa Osmani dhe ai serb Aleksander Vucic.
Sipas Osmanit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje.
“Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiç i Serbisë iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë, në tentim që ta prishte takimin, por ne fund arritem të miratojmë deklaratën e përbashkët me unanimitet” theksoj Osmani.
Osmani ka thënë se Kosova është për bashkëpunim rajomal, por se do ta mbrojë interesin shtetëror, sovranitetin dhe integritetin territorial duke nenvizuar se Vucic kishte ankesa edhe per marreveshjen e perbashket ne fushen e mbrojtjes te Shqiperise, Kosoves dhe Kroacise.
Presidentja e Kosovës shtoi se Prishtina i ka plotësuar të gjitha kushtet, e është në linjë plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, ndonese vazhdon të jetë nën sanksione të BE-së.
Në qendër të diskutimeve, ishin temat për të ardhmen e rajonit: bashkëpunimi mes vendeve fqinje, Plani i Rritjes së BE-së, mbështetja për rininë dhe dinamika të reja për afrimin me Bashkimin Europian.
Samiti konsiderohet plotësues i Procesit të Berlinit dhe nismave të tjera ndërkombëtare që synojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, dhe gjithashtu ofron një platformë për diskutime të hapura mbi mosmarrëveshjet dhe sfidat brenda rajonit. Takimet në kuadër të Nismës Brdo-Brijuni janë mbajtur çdo vit që nga viti 2013, ku i fundit u zhvillua vitin e kaluar në Tivat të Malit të Zi.

