Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Senja: Vuçiç nuk vjen në Tiranë. Nika: Do të marrë mesazhin e fortë nga Europa

schedule18:40 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 18:40 - 2 Dhjetor, 2022

“Samiti i Berlinit” që do të mbahet në Tiranë në 6 dhjetor ku do të vijnë liderët e BE-së, ishte një tjetër pikë diskutimi në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

Të ftuar për të folur për këtë temë në studio ishin historiania Nevila Nika dhe drejtuesi i Abcneës.al, Emirjon Senja.

Për Senjën ky është një moment mjaft i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nga gazetarja Linda Karadaku se a do të jetë i pranishëm presidenti serb Aleksdandar Vuçic, Senja tha se kjo do të jetë e vështirë të ndodhë, pasi kreu i shteti Serb nuk ishte i pranishëm edhe në Samitin e Berlinit.

Sipas tij ardhja e tij në Tiranë do ta vinte në vështirësi përballë lidervë të BE të cilët do t’i kërkonin llogari për qëndrimet e mbajtura përballë Rusisë.

Senja tha se në këtë takim ashtu si dhe herën e parë Vuçiç do të sjejllë kryeministren Bërnabiç.

Ndërsa për historianen Nika, edhe nëse vjen por edhe nëse nuk vjen, Vuçic do ta marrë sërish mesazhin e fortë të Europës.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Mos ardhja e Vuçic a ka ndonjë ndikim në samitin BE-Ballkani perëndimor?

Senja: Vuçiç është bashkë drejtues për e Ballkanit të Hapur, projekt paralel i procesit të Berlinit. Unë nuk mendoj se ai është komod të vijë në Tiranë dhe të takojë udhëheqësit e BE. Gjermania e ka shprehur hapur që mbështet procesin e Belrinit, dhe sigurisht që ata do i kërkojnë llogari për mbështetjen që i ka dhënë Rusisë.

Nika: Ta presim deri në minutën e fundit. Nëse do të vijë ai do të ishte sinjal pozitiv për shkak se përballja edhe njëherë me Berlinin do të jetë një sinjal që të gjitha këto kërcënimet janë shashka të momentit. Edhe nëse do të sjellë Bërnabiç gjithsesi do ta marrë të shkruar edhe me gojë mesazhin që do t’i shkojë, duhet ta ndajë shapin nga sheqeri.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!