Sali Berisha nga Kavaja: Të hapim garë për kreun e PD, do jem dhe unë kandidat

schedule18:30 - 26 Tetor, 2021

schedule 18:30 - 26 Tetor, 2021

Ish-Kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” e Kavajës ka deklaruar kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Berisha i njoftoi demokratë që të firmosin për mbedhjen e Kuvendit Kombëtar dhe të hapet zyrtarisht gara. Pjesë e saj, Berisha tha se do të jetë edhe ai vetë.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, të firmosë për ndryshimet statutore, për ta shndërruar statutin në librin e rregullave të lirisë dhe dinjitetit tonë, të firmosë që të instalojmë primaret, të firmosë që të rikthejmë referendumin si formë direkte të qeverisjes suaj, të vendimmarrjes suaj, të firmosë natyrisht që ta hapim një garë në të cilën garantoj se çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha”, u shpreh ish-Kryeministri.

Ish-kryeministri u bëri thirrje demokratëve që të bashkohen.“Besoja se demokratët janë atdhetarë, janë njerëz të idealeve. Besoja ndershmërinë. Isha në një betejë për dinjitetin. Ajo betejë ishte edhe për ju që më kishit besuar. Unë po i shkoja deri në fund. E dija se mbi ju rëndonin forma nga më të ndryshme të presioneve. E dija që qeveria dhe pengu bënin çdo gjë për tu çkurajuar. Unë e dija që jeni gra dhe burra që nuk shiteni. I kisha të gjitha këto dhe nuk u gabova. Të bëhemi një uragan i vërtetë i njerëzve të lirë që do shpëtojmë Shqipërinë“, shtoi Berisha. g.v/abcnews.al