Sako e ftuara e radhës në podcast-in e Ramës: Mbaj mend frazën tënde ‘merr një krevat dhe fli në bashki’

schedule09:15 - 19 Prill, 2023

schedule 09:15 - 19 Prill, 2023

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit është e ftuara në episodin e tretë të podcastit FLASIM, me kryeministrin Rama.

Mëngjesin e sotëm kryeministri publikoi një video të shkurtër të asaj se çfarë kanë folur, ndërsa episodi i plotë do të transmetohet të shtunën.

Sako flet për punën në bashki, por edhe për jetën e saj familjare, ku nuk kanë munguar batutat e kryeministrit.

Sako: Kujtoj nga ju frazën, merr një krevat dhe fli në bashki tani.

Rama: Ju edhe ballë për ballë kur jeni me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha

Sako: Atje duhej të merrja nja tre mjete që të shkoja në punë.

Rama: Sa herë të ka thënë burri po ca merresh me këtë punë, po lërë fare?

Sako: Para se të thoja po, i kam thënë shiko po të pyes që mos të më thuash pastaj po i lë kalamajtë rrugëve.

Rama: Për një fëmijë t’i bëre dy.

Sako: Tomas dhe Greg, binjakë, identik të dy.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!