Sabri Hamiti sjell vepër studimore për Anton Pashkun

schedule14:53 - 14 Nëntor, 2017

schedule 14:53 - 14 Nëntor, 2017

Studiuesi i njohur kosovar Sabri Hamiti sjell një vepër studimore për shkrimtarin Anton Pashku, në 80 vjetorin e lindjes së tij.

Kurse Biblioteka Kombëtare në Tiranë pasqyroi rrugëtimin letrar të shkrimtarit përmes një ekspozite.

Me aureolë klasike dhe shkrimtar kundër rrymës ky është përshkrimi që i bën Anton Pashkut, Sabri Hamitit i cili prej 40 vitesh është marrë me studimin e rrafsheve letrare të  tij. Në ditëlindjen e 80 të Pashkut ai sjell para lexuesit veprën dedikuar shkrimtarit.

Hamiti veçon tek Pashku krahas prozës edhe dramën.

Studiuesi thotë se kërkimi është i thellë, por qëllimi është që përmes këtij studimi të nxitet dëshira për ta  lexuar Anton Pashkun.

Në këtë përkujtim të 80 vjetorit të lindjes së tij Bilioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kahas një konference shkencore ku sollen në vëmendje veprën letrare të Anton Pashkut, prezantuan në formën e një ekspozite testamentin e tij shkrimor dhe kritikën e derdhur në shtypin e kohës./abcnews.al

 

https://youtu.be/7VOK2-hcVkk

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!