Maxhoranca dhe opozita e re bashkuan votat sot në Parlament për të zgjedhur anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji janë votuar në Kuvend me shumicë votash si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Nga 115 deputetë të pranishëm, 105 u shprehën pro plotësimit të vakancave nga Toska e Papajorgji. Me 105 vota pro dhe dy kundër, asnjë abstenim Kuvendi votoi Elsa Toskën. Ndërkohë po me 105 vota pro dhe 3 kundër Kuvendi votoi edhe Fjona Papajorgjin.
Gazetarja e ABC News Esiona Konomi raporton se nga sot Elsa Toskën dhe Fjona Papajorgji janë dy anëtaret më të reja të Kushtetueses duke e çuar në 5 numrin e anëtarëve, të dyja morën nga 105 vota, duke bërë që PS të tejkalonte grupin e saj parlamentar në favor të këtyre votave
Kushtetueshmëria e këtij procesi u diskutua më herët në këshillin e legjislacionit pasi siç sqaroi kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në kuvend nuk mund të diskutohet rreth kandidaturave por vetëm votohet.
Nga sot Gjykata Kushtetuese ka në përbërjen e saj 5 anëtarë: Vitore Tusha, e cila kaloi Vettingun, Besnik Muçi i dekretuar nga Presidenti, Arta Vorpsi që hyri automatikisht si kandidatja me më shumë pikë dhe Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji të votuara nga Kuvendi.
Priten të emërohen edhe 4 anëtarë të tjerë, dy nga presidenti dhe Kuvendi dhe dy nga Gjykata e Lartë, pasi kjo e fundit të jetë funksionale.
Para nisjes së votimit kreu i Kuvendit deklaroi se procedura është kushtetuese.
Ruçi: Para se të filloj votimin sot jemi në një seancë që e kemi zhvendosur seancën e datës së enjte sot për të plotësuar afatin 30 ditor që e detyron Kuvendin të shprehet për kandidaturat që KED i çon kuvendit për miratim ose jo.
Të gjithë deputetët janë vënë në dijeni se Presidenti ka bërë arsyetim të gjatë dhe kjo letër u është vënë në dispozicion deputetëve.
KED i është përgjigjur kërkesë së Kuvendit me arsyetime përkatës edhe konkludon se duke mos u shprehur brenda 30 ditëve kandidatja e parë është automatikisht e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Të shtunën iu drejtova Këshillit të legjislacionit i cili është i vetmi institucion mekanizëm që ka Kuvendi që jep mendimin për kushtetueshmërinë e ligjit dhe procedurave parlamentare.
Këshilli është mbledhur dhe ka arritur në konkluzionin që procedura është kushteuese. /abcnews.al


