Flori Gjini është një nga moderatorët më të mirë në Shqipëri. Ai është bërë pjesë e emisionit “E Diell” në Top Channel ku drejton rubrikën Escape. Përveç kësaj ai ishte pjesë e The Voice, ku raportonte së bashku me fëmijët nga “Voice Room”. Gjithashtu, Flori është i angazhuar edhe në radio.
Të jesh pjesë e kaq shumë projekteve duhet të fitosh shumë edhe shumë para. Flori tregoi gjatë emisionit Thumb se fiton shumë mirë, por shifrën e mbajti sekret.
“Kur mbylla projektin e fundit kisha 5 gjëra paralel. Ishte një moment ku po mendoja “ore po lodhesh, po lodhesh shumë”! Por pastaj i rikthehesh sepse janë gjëra që unë i dua. Edhe lekë më sjellin moj motër se edhe këtë nuk e mohoj dot. Fitoj ca. S’e them dot shifrën, por shkon mirë, shkon shumë mirë”, tha ai.
Moderatori tregoi se ka filluar të merret me radio shumë herët, që kur ishte fëmijë dhe që atëherë nuk është ndarë më nga radioja.
“Me radion kam filluar që i vogël. Mbaj mend që në moshën 8 ose 9 vjeçare bëhej në TVSH një emision me fëmijë dhe më përzgjodhën. Pas atij emisioni ka qenë një tjetër emision me fëmijë që lexonin përralla. Kështu filloi dhe nuk u ndava asnjëherë nga radioja”, rrëfeu Flori Gjini. /abcnews.al