Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës nga kryesia e Partisë Demokratike është zgjidhja më e mirë për partinë momentalisht.
Në një intervistë për Abc Salianji shprehet se pas rezultatit katastrofik për PD-në në zgjedhjet e 6 marsit, Basha duhet të dorëhiqet.
Ndër të tjera ai thotë se demokratët duhet të bashkohen dhe qe kjo të ndodhe paraprakisht duhet të largohen nga partia Basha dhe Berisha. Megjithatë ai thekson se Berisha nuk është pjesë e PD-së.
“Nuk kemi vendosur kusht për tërheqjen e Berishës, ai nuk është pjesë e PD. Kemi kërkuar tërheqjen e Bashës për shkak të rezultateve katastrofike të zgjedhjeve. Zgjedhjet ishin një votë kundër Bashës në drejtimin e partisë. Basha nuk ka bërë një betejë të plotë.
Nuk ka arritur të kapitalizojë në votë avantazhet që kishte. Është momenti të shohim interesin e PD-së. A e bën Basha fituese PD? Unë besoj se jo.
Të bëjmë të pamundurën që PD-ja të bashkohet.
Berisha është i përjashtuar nga PD, duhet të shtrohet rruga e bashkimit. Të ketë dorëheqje të Bashës dhe të Berishës që të ketë një bashkim të demokratëve.”, u shpreh Salianji./abvmews.al/


