Rusia është tërhequr pjesërisht nga një traktat i nënshkruar me SHBA-në, që kufizon arsenalin e tyre bërthamor, tha Vladimir Putin.
“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve strategjike”, u tha Putin ligjvënësve.
Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike, i cili u nënshkrua për herë të parë në 1991, kufizoi numrin e raketave balistike ndërkontinentale në SHBA dhe Rusi.
Putin thotë se Rusia ende nuk po tërhiqet plotësisht nga traktati. Ai shton se vendi duhet të jetë gati për të rifilluar testet e armëve bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë.
Kërkesat perëndimore për të inspektuar objektet bërthamore të kontrolluara nga Rusia janë “krejtësisht absurde”, thotë ai, duke shtuar se SHBA dhe NATO kanë deklaruar se objektivi i tyre është të mposhtin strategjikisht Rusinë.
Putin i quajti kërkesat perëndimore për të inspektuar objektet bërthamore të kontrolluara nga Rusia “krejtësisht absurde”.
Ai tha se SHBA-ja dhe NATO-ja po deklarojnë se objektivi i tyre është të mposhtin strategjikisht Rusinë.
/abcnews.al