Rusia paralajmëron NATO-n: Çdo lëvizje për Ukrainën do të ketë pasoja

schedule11:14 - 21 Tetor, 2021

schedule 11:14 - 21 Tetor, 2021

Rusia ka reaguar sërish ndaj NATO-s duke paralajmëruar se do të ketë pasoja për çdo lëvizje që do të bëhet për anëtarësimin e Ukrainës në këtë aleancë ushtarake.

Mediat e huaja raportojnë se paralajmërimi është dhënë na zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Rudenko. Rudenko është pyetur rreth komenteve të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë vizitës së tij në Ukrainë këtë javë, kur tha se Uashingtoni e përkrah aspiratën e Kievit për anëtarësim në NATO dhe se asnjë shtet nuk mund të vendosë veto për këtë veprim.

Ndërkohë të martën, Lloyd tah në Ukrainë se Rusia është pengesë për paqen në Ukrainën Lindore dhe se Ukrainës duhet t’i mundësohet që të vendosë për politikën e vet të jashtme. Ai gjithashtu e paralajmëroi Rusinë që t’i ndalë sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Trupat ukrainase janë duke luftuar me separatistët e përkrahur nga Rusia në rajonin Donbass që nga viti 2014, pak kohë pasi Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

Nga ana tjetër Ukraina ka shprehur zemërim rreth progresit të vogël drejt anëtarësimit në NATO, sidomos pas grumbullimit të trupave ruse afër kufirit këtë vit. Uashingtoni i ka kërkuar Kievit zbatim të reformave në fushën e mbrojtjes për të qenë më afër anëtarësimit në NATO./abcnews.al