Rusia njofton ndërprerjen e operacioneve ushtarake në Kiev: Çfarë fshihet pas vendimit të papritur

schedule14:04 - 29 Mars, 2022

schedule 14:04 - 29 Mars, 2022

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka vendosur që të zhvendosë një pjesë të mirë të ushtrisë nga rajonet veriore të Ukrainës.

Siç raporton agjencia shtetërore “Ria”, ministria ka theksuar se do të minimizojë operacionet ushtarake në këto rajone, ndërsa pritet që fokusi tashmë të jenë në lindje, kryesisht në rajonin e Donbasit.

Zv.ministri i Mbrojtjes tha për mediat ruse më pas se kjo bëhet për t’i dhënë një mundësi negociatave.

Autoritetet ruse deklaruan më herët se kanë përfunduar fazën e parë të operacionit ushtarak në Ukrainë dhe tashmë po vijojnë me fazën tjetër, raporton abcnews.al.

Fill pas kësaj është njoftuar edhe një telefonatë mes Presidentit të Francës Macron dhe Vladimir Putinit. Më herët, shefi i delegacionit të Rusisë deklaroi nga Turqia se bisedimet me ukrainasit kishin shkuar mirë dhe se për këtë do të njoftonte Putinin.

Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë luftës në Ukrainë, ku numërohen më shumë se 10 000 ushtarë të vrarë dhe qindra tanke e blinda të shkatërruar. /abcnews.al