“Rusia mund të marrë shumë shpejt kontrollin e Mariupolit”

schedule08:59 - 29 Mars, 2022

schedule 08:59 - 29 Mars, 2022

Jack Watling, ekspert i luftës në institutin e Royal United Services Institute, tha se Irpin, në veri të Kievit, është nën kontrollin e Ukrainës duke theksuar edhe njëherë pabarazinë në pajisje dhe furnizime midis dy palëve, shkruan BBC.

Normalisht, pushtimi i një territori kërkon trefishin e numrit të trupave kundërshtare,tha ai.

“Kjo tregon se aty ku rusët nuk kanë artileri të mjaftueshme, është pikërisht aty ku ata janë më të rrezikuar për momentin,” theksoi ai.

Watling tha gjithashtu se ka shumë të ngjarë që Mariupol të “dorëzohet”. Forcat ruse më pas do të synojnë njësitë e trupave të Ukrainës në rajonin e Donbasit në lindje, tha ai, i cili përfshin disa nga njësitë më të mira të Ukrainës.

“Ata do të kenë mungesë municioni, do të jenë shumë të lodhur dhe kjo do të ishte një pengesë e madhe për ushtrinë ukrainase,” theksoi ai.

/abcnews.al