Zyrtarët e Rusisë theksojnë se vendimi i SHBA për të furnizuar me armë Ukrainën është i rrezikshëm. Sipas tyre, ky veprim ai do të nxisë Kievin të përdorë forcën në Ukrainën lindore.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Uashingtoni do t’i japë Ukrainës “aftësi mbrojtëse të zgjeruara”, ndërsa Kievi lufton me separatistët të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të vendit. “Furnizimet me armë tani inkurajojnë ata që mbështesin konfliktin në Ukrainë për të përdorur skenarin e forcës”, tha zëvendës ministri i jashtëm, Grigori Karashin për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA.
Ndërsa, Franz Klintseviç, një anëtar i dhomës së sipërme të komitetit të sigurisë së parlamentit rus, tha se Kievi do të konsideronte furnizimet e armëve si mbështetje të veprimeve të saj”. “Amerikanët, në fakt, i shtyjnë drejtpërdrejtë forcat ukrainase në luftë”, u shpreh ai për agjencinë e lajmeve Interfaks.
Pasi Moska aneksoi Krimenë në 2014, Ukraina dhe Rusia kanë mosmarrëveshje mbi një luftë në lindje të Ukrainës mes separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare. Në atë konflitk janë vrarë më shumë se 10 mijë persona në tre vjet. Kievi akuzon Moskën për dërgimin e trupave dhe armëve të rënda në rajon. Por Rusia e mohon këtë zhvillim.
Ministria e jashtme e qeverisë së Moskës tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara minon marrëveshjet e Minskut. Akordi për t’i dhënë fund luftimeve në lindje të Ukrainës u nënshkruan nga Ukraina, Rusia, Gjermania dhe Franca në kryeqytetin e Bjellorusisë në fillim të vitit 2015./abcnews.al