Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë

schedule15:21 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 15:21 - 12 Dhjetor, 2019

Rusia shpalli sot dy diplomatë gjermanë persona non grata.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse tha se punonjësve të ambasadës gjermane në Rusi u është kërkuar të largohen nga vendi brenda një jave.

Më parë, Ambasadori gjerman Géza Andreas von Geyr u thirr në ministri për dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Gjermania.

Javën e kaluar, Gjermania ka dëbuar dy diplomatët rusë, pasi Zyra e Prokurorit Federal ka thënë më 4 dhjetor se “ka të dhëna të mjaftueshme” që ose agjencitë e qeverisë ruse apo agjencitë rajonale çeçene kanë urdhëruar vrasjen e një gjeorgjiani 40-vjeçar në Berlin, me origjinë çeçene.

Ministria e Jashtme gjermane e ka cilësuar veprimin e Moskës “të paarsyetueshëm”.

Zelimkhan Khangoshvili është qëlluar dy herë në kokë për vrasje më 23 gusht.

Khangoshvili ka luftuar më parë me separatistët në rajonin rus të Çeçenisë dhe më pas ka bërë kërkesë për refugjatë në Gjeorgji.

Lidhur më këtë vrasje është identifikuar një 49-vjeçar me pasaportë ruse. I dyshuari është thënë të ketë qenë i përfshirë edhe në vrasjen e një biznismeni rus më 2013.

Aktualisht ai ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje. Sakaq, Moska ka mohuar pretendimet për përfshirje të shtetit në këtë rast./abcnews.al