Rusia bombardoi spitalin e fëmijëve në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Jepini fund gjakderdhjes!

schedule09:17 - 10 Mars, 2022

schedule 09:17 - 10 Mars, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres ka dënuar bombardimin e një spitali për fëmijë dhe maternitetit në Mariupol, duke e cilësuar atë “të tmerrshëm”.

“Sulmi në një spital në Mariupol, Ukrainë, ku ndodhen repartet e maternitetit dhe fëmijëve, është i tmerrshëm. Civilët po paguajnë çmimin më të lartë për një luftë që nuk ka të bëjë me ta. Kjo dhunë e pakuptimtë duhet të ndalet. Jepini fund gjakderdhjes tani.”

Kujtojmë se të mërkurën Ukraina ka akuzuar Rusinë për kryerjen e bombardimeve në objektin mjekësor kur duhej të ishte në fuqi një armëpushim. Si pasojë e bombardimeve, të plagosur mbetën të paktën 17 persona dhe nën rrënoja mbetën fëmijë të tjerë. /abcnews.al/