Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia akuzon ish-punonjësin e konsullatës amerikane për spiunazh

schedule09:17 - 28 Gusht, 2023

schedule 09:17 - 28 Gusht, 2023

Shërbimi i sigurisë Ruse së fundmi ka akuzuar një ish-punonjës të konsullatës amerikane në Lindjen e Largët Ruse për mbledhjen e informacionit në emër të Uashingtonit. Mediat shkruajnë se Robert Shonov akuzohet për mbledhjen e informacionit mbi luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera dhe për transmetimin e informacionit tek punonjësit e ambasadës amerikane në Moskë.

Në veçanti, ai dyshohet se ka dhënë detaje se si fushata e rekrutimit në Rusi po ndikonte në pakënaqësinë politike përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në Rusi.  FSB tha se kishte në plan të merrte në pyetje punonjësit e ambasadës amerikane që ishin në kontakt me Shonov.

Shtetasi rus është arrestuar që prej muajit maj.



Në atë kohë, ambasada e SHBA tha se akuzat kundër Shonov ishin “krejtësisht të pabaza” pasi “roli i tij i vetëm në kohën e arrestimit të tij ishte të përpilonte përmbledhje mediatike të artikujve të shtypit nga burime të medias ruse të disponueshme publikisht”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!