Rusi 2018, Pogba i dhuron fitoren Francës në fund

schedule14:37 - 16 Qershor, 2018

schedule 14:37 - 16 Qershor, 2018

Ka qenë një fitore e lodhshme për trajnerin e kombëtares franceze Deschamps, ajo përballë Australisë. Një ndeshje që u karakterizua nga dy penallti dhe një gol i konfirmuar falë teknologjisë VAR.

Në Kazan Arena në mesditën e të shtunës u luajt ndeshja e parë e Grupit C. Një pjesë e parë e ekuilibruar, me Francën që lëvizte ngadalë dhe pothuajse asnjëherë rrezikshëm.

Rasti i parë për gol u krijua nga Australia në minutën e 16, por Lloris ka grushtuar duke mbajtur të paprekur portën franceze. Në pjesën e dytë ndeshja u gjallërua nga penalltitë e Griezmann dhe Jedinak, të cilët i dhuruan nga një gol skuadrëave respektive.

Në penalltinë e parë, arbitrit i është dashur të konsultohet me teknologjinë VAR për ta akorduar atë, duke i dhënë mundësi Griezmann të kalojë kombëtaren e tij në avantazh.

Vetëm gjashtë minuta më vonë një top i prekur me dorë do i japë dhe Australisë mundësinë për të realizuar golin e parë në këtë Botëror me anë të penalltisë. Dhe Jedinak nuk e humbet rastin.

Dhe në fund një e djathtë e devijuar e Pogbas në minutën e 81 i dhuron fitoren Francës. E ndërsa mund të thuhet që një nga protagonistët në këtë ndeshje ka qenë pikërisht VAR./abcnews.al