Rusët i largohen rekrutimit, dynden drejt Finlandës në rrugë tokësore

schedule20:21 - 23 Shtator, 2022

schedule 20:21 - 23 Shtator, 2022

Më shumë se 6,400 rusë udhëtuan në Finlandë të enjten me rrugë tokësore, një numër i krahasueshëm me trafikun e fundjavës, shkroi të premten në Twitter Matti Pitkäniitty, kreu i Njësisë së Çështjeve Ndërkombëtare në Rojet Kufitare Finlandeze.

Rreth 3,227 rusë dolën nga Finlanda, shtoi ai, sipas CNN.

Duke i krahasuar këto të dhëna me numrat e gushtit dhe shtatorit, Pitkäniitty tha se Finlanda pa rreth 6,000 rusë që mbërrinin në Finlandë të shtunave.

Më herët të premten, Roja Kufitare e Finlandës postoi në Tëitter se radhët e automjeteve në Vaalimaa dhe Nuijamaa – dy pika kufitare në Finlandën juglindore – ishin më të gjata se sa ishin të enjten.

Radha për kalimin kufitar Vaalimaa ishte afërsisht 500 metra e gjatë rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale. /abcnews.al