Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rumania emëron kryeministrin e ri/ Adrian Veshtea merr detyrën pas dorëheqjes së Eugen Tomak

schedule16:02 - 14 Qershor, 2026

schedule 16:02 - 14 Qershor, 2026

Presidenti i Rumanisë, NiKushor Dan, emëroi Adrian Veshtea, një anëtar të Partisë Liberale, si kryeministër, pasi Eugen Tomak dha dorëheqjen nga mandati i tij mëngjesin e së dielës.

Vestea, 52 vjeç, është presidenti i këshillit të qarkut të Brashovit në Rumaninë qendrore. Eugen Tomak kishte kërkuar të drejtonte një qeveri teknokratësh, por i mungonte mbështetja nga partitë në parlament.

Partitë parlamentare kanë thënë më parë se një qeveri politike minoritare, pa një shumicë të përhershme në parlament, do të ishte më e mirë sesa një qeveri teknokratësh.



Dan po kërkon t’i japë fund një krize politike që ka bllokuar hartimin e politikave, ka rrezikuar aksesin në fondet e Bashkimit Europian dhe e ka çuar monedhën vendase në nivele rekord. Vestea do të ketë 10 ditë për të formuar një qeveri dhe për të fituar një votëbesim parlamentar.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Rumanisë nuk do të mbahen deri në vitin 2028. Vendi nuk ka mbajtur kurrë zgjedhje të parakohshme dhe analistët thonë se gjasat për to tani janë të vogla, ndërsa opozita e djathtë ekstreme kryeson sondazhet e opinionit, dukshëm përpara partive pro-evropiane.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!