Video/Ruçi përjashton Nokën nga Parlamenti, ndërpritet seanca

schedule12:33 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 12:33 - 14 Dhjetor, 2017

Deputeti i PD-së Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare, me vendim të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci. Deputeti Noka u çua dhe kërcënoi në foltore kryeministrin Rama, teksa ky i fundit po replikonte me demokratët pas akuzave për menaxhimin e situatës së përmbytjeve.

Pas debateve në parlament mes demokratit Noka dhe kryeministrit Rama,kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka. Gjatë fjalës së kreut të qeverisë, Noka shkoi drejt foltores së Parlamentit duke ofenduar Kryeministrin.

Rama: Sali nga ka dalë ky, nga ç’pyll e keni sjellë në Tiranë këtë, nga doli ky kush është ky”

Ruci: Keni dy minuta që po pengoni seancën, përjashtohesh nga séance, për fyerje ndaj kryeminsitrit Rama.

Pas këtij debati Kreu i Kuvendit ndërpreu seancën./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!